Maturantët që do të ndjekin degën e Mjekësisë këtë vit do t’i nënshtrohen edhe konkursit elektronik.
Në ditën e fundit të 2022, Ministria e Arsimit publikoi fondin e pyetjeve që do të përmbaje testi i Mjekësisë se Përgjithshme.
Ministrja e arsimit Evis Kushi përmes profilit të saj tregon se ku mund ti gjejnë të rinjtë pyetjet orientuese.
Aplikimi i konkursit për degën e Mjekësisë ka qene një kërkesë e vazhdueshme e drejtuesve të Universitetit.
Rektori Arbën Gjata tregon për A2 se testimi elektronik jo vetëm do të përzgjedhë më të mirët por do të shmangë edhe fiktivitetin e notave që është vënë re vitet e e fundit në këtë degë.
Testimi elektronik për degën e mjekësisë së përgjithshme do të mbahet në muajin gusht, pasi maturantët të kenë përfunduar provimet e maturës shtetërore.
Konkursi do të zhvillohet në Tiranë me disa raunde, për shkak të numrit të lartë të konkurrenteve. Ndërsa piket e provimit dalin menjëherë sapo kandidati mbyll testimin.
Këtë vit konkursi elektronik do të mbahet vetëm për Mjekësinë me synimin për tu shtrirë dhe në degët e tjera.
Ndërkaq Ministria e Arsimit ka publikuar për maturantët edhe datat e provimeve të maturës. Nisin më 1 qershor me gjuhën e huaj, më 7 qershor mbahet provimi i gjuhës shqipe, në 13 testi i Matematikës dhe mbyllet më 19 qershor me provimin e lëndës me zgjedhje.
/a.r