Nga Artan Xh.Duka
Sipas shkencës koha ngadalësohet me shpejtësinë, deri “ndalet” në rastin e “event horizon” (pragu) i një vrime të zezë në hapësirë(për ata që soditin nga larg). Por, edhe pa shkuar aq larg, koha “ndal” edhe rrotull nesh atëhere kur gjërat mbeten po ato e këtu hyn dhe realiteti i ngrehinës “vendnumëro” demokratikei pas viteve 90.
Kemi 32 vjet që urojmë për më mirë dhe sërisht gjithshka sfumohet nga e njëjta “vrimë e zezë” politike që na ështëpoftisur në demokraci e që “ndal” e “vjedh” parreshtur kohën e një brezi të tërë, thith parreshtur energji, shpresë, mund, djersë, jetë brezazh, kotëson urimet me të njëjtin përfundim…një “stafetë” brezash zhgënjimi, humbje shprese, ankthi për tëardhmen… ndryshe njohur si “tranzicion”.
Dëshmia më e fundit e dukshme e agonisë së shoqërisëpër t’i shpëtuar vorbullës thithëse të kësaj “vrime të zezë” që e ka futur të përditshmen e qytetarit në “pilot automatik”rraskapitës për mbijetesë, është saga e vetë reformës nëdrejtësi. E kaluar me “konsensus” mjaft vite më parë, ajo akoma nuk zgjon shpresë se para ligjit jemi të gjithë njësojdhe e zvarritur në kohë, ajo vetëm e ndërlikon më tej misionin e saj.
Sot politika e tranzicionit ndjehet më e plotfuqishme dhe më arrogante se kurrë. Ka futur duart kudo. Nga qorrsokakupa kthim me fatin e pronës që nga tek i zoti ka kaluar tek më i “zoti” me pasoja social-ekonomike për qytetarin dhe ekonominë, kontrolli ndaj votës përmes një ligji zgjedhorhibrid që garanton statukuonë (ndryshe “establishmentin”)përmes “trastave” partiake, tjetërsimi e degradimi i mjedisit urban e rural në kurriz të natyrës dhe trashëgimisë, zhbërja etrashëgimisë industriale-bujqësore duke futur modën e tregtarit, futja e modelit të “suksesit” të shpejtë në kurriz tëvlerave qytetare e respektit ndaj ligjit, pronës dhe tjetrit, provokimi i kohezionit shoqëror përmes politizimit ekstremdhe vështrimit bardhë e zi të së shkuarës, spekullimi me gjetje si “këshillimi kombëtar” etj për tema të nxehta në vënd, marrja anë në raportin e brishtë ateizëm-besim fetar,diskriminimi mes shtresave në shoqëri dhe sanksionimi i diskriminimin pozitiv në karshillëk të ligjit një për të gjithë …
Pasoja e gjithë kësaj politike 32 vjeçare janë çoroditjapublike, pafuqia e humbja e besimit tek ndryshimi, politika dhe demokracia, paniku dhe largimet nga “sytë këmbët” nëpër botë për shumë syresh, ulja e stekës morale qytetare nëpërpjekjen për mbijetesë… dhe ky si normaliteti i ri!
Politika e tranzicionit ka 32 vjet që “grabit” e “ndal” kohën e qytetarëve duke xhiruar në vënd jetën e tyre me tënjëjtat premtime, anatemime, zhgënjime, ndjesa e reflektime të rreme… me kryedëmin më të madh sindromën se ky “vënd nuk bëhet”.
Një amoralitet politik ky që prek fundin sidomos kur vetëshpresa për të ardhmen bëhet kalë beteje nga një takëm nëopozitë që dikur hodhën lopatën e parë në varrin e saj. Vërtet në parim opozita është bartësja e shpresës por kur ajo vetëpërfaqëson të shkuarën që e lamë pas jo njëherë por dy here, vetë shpresa bëhet vërtetë e pashpresë.
Me apo pa drejtësi, “kocka” në fytin e kohëngrënësve mbetet dinjiteti qytetar
Qorrsokaku ku na sjell vërdallë prej 32 vjetësh politika e tranzicionit nuk ka pse të jetë agoni pafund e fatalitet si ajo vrima e zezë mes yjeve lart nesh. Drejtësia do të bëjë të vetën por ashtu sikurse thuhet “perëndia, perëndia por dhe duart e mia”, shoqëria duhet të bëjë të vetën.
Demi duhet kapur nga brirët dhe ajo është vota dhe çlirimi saj nga kurthi i kulisit të vitit 2008. Është “guri” i themelit në demokraci, i vetmi “fishek” që kemi në dorë për t’a ulur politikën me këmbë në tokë, i vetmi “çip” qëkontrollon më pas çdo politikë social-ekonomike, respektimin e pronës etj. Përpara se të rrezikojë lirinë në betejën me drejtësinë, politika e abuzimit dhe korrupsionit duhet tëhumbë moralin në ballafaqimin me qytetarinë.
Problemi është se politika e abuzimit nuk do t’a miratonte kurrë, pale t’a ofronte vetë, një sistem zgjedhor qëgaranton tharjen e “moçalit” në politikë ku deri më tani servilizmi ndaj kryetarit të partisë triumfon ndaj përkushtimit ndaj votuesit. Mjerisht kjo sfidë anashkalohet edhe nga vetëpartnerët tanë që preferojnë mbase vijueshmërinë qoftë dhe nëkurriz të standartit të përfaqësimit real në kuvënd.
Gjërat mund të lëvizin vetëm nëse imponohen nga njëlëvizje qytetare poshtë (jo revolucion aq më tepër i prirë nga nongrata), apo nëse vetë politika e pakapur dëshmon ndjeshmëri. Morali aq shumë i trumbetuar në qeverisje e politikë nuk buron as nga “këshillimet kombëtare” të rradhës, as nga kartonat e deputetëve të hyrë nga “trastat” partiake, as nga riciklimi i së keqes që lamë pas por nga mandati i vulosur nga vota e lirë dhe e pa intimiduar nga kurthi i së “keqes më tëvogël” kur hidhet në kuti. Nëse Rama e ekipi i tij besojnë se e meritojnë urimin “puna mbarë” dhe se po bëjnë më të mirën për këtë vënd, atëhere nuk kanë pse t’i ndruhen votës së lirë, bile ajo do t’i lartësojë ata më shumë.
Edhe kur flitet për referendume, i pari që duhet të mbahet duhet të jetë ai për sistemin zgjedhor. Dhe sa kohë politika e ditës mbetet refraktare apo shpërfillëse ndaj tij, krijimi i njëLidhjeje qytetare pro votës së lirë mbetet përgjegjësi urgjente qytetare dhe e mbarë shoqatave civile në vënd. Do të ishte njëbetejë e gjatë por që rikthen përgjithmonë dinjitetin e votuesitdhe krijon premisa për politikë të përgjegjshme pakthim. NjëLidhje qytetare kjo që mund të shndërrohet edhe në njëmundësi elektorale më pas që do të mund të përmbushte tënjëjtin qëllim të respektimit të votës së lirë edhe pa pritur pëlqimin nga “lart” për referendum.
Vetëm kur të ndruhet nga vota e lirë, vetëm atëhere politika nuk do e merrte më të mirëqënë votuesin, vetë atëhere koha e shpresa e qytetarit nuk do të merrej më peng prej saj dhe urimet në çdo pragviti të ri për më mirë, për të gjithë, do të bartnin vërtet kuptim.
Sot për sot, mes urimeve për familjen e shëndetin, ajo qëbashkon shumicën qytetare është dhe “Mot, pa këta nëpolitikë!”. Kohëngrënësit tashmë rrëmbyen tre dekada por ku i dihet, me soj e sorrollop, mund të bëhet një shekull i tërë.Një brezi të tërë iu “vodh” koha e mundi por urojmë ende jo dinjiteti qytetar që në vetvete është po aq trashëgimi e çmuar për brezat më tej. 2023 pastë këmbën e mbarë.