Katër raste të regjistruara me dëmtime nga fishekzjarret janë regjistruar në spitalin e Vlorës. Ndërsa janë regjistruar rreth 20 raste me konsum të tepërt të alkoolit.
Mjekia Fabiola Spahiu tregon se situata ka qenë jo problematike.
“Situata paraqitet e qetë. Nuk kemi pasur raste të rënda. Ka pasur 2-3 dëmtime me fishekzjarre, por jo në gjendje të rëndë. Kemi pasur pacientë që kanë konsumuar shumë alkool. 2 orët e fundit ka pasur 20 raste. Parashikohen që orët në vijim të jenë më me fluks. Situata paraqitet e qetë dhe goxha e menaxhueshme në krahasim me vitet e tjera”, tha mjekja.
/e.d