Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka uruar të gjithë shqiptarët për një vit të ri të gëzuar dhe të begatë.
Në urimin e publikuar në faqen e ambasadës në facebook, shkruhet se viti 2022 ka qenë një vit që do mbahet mend gjatë.
“Gëzuar Vitin e Ri nga ambasada e SHBA! Faleminderit që e bëtë vitin 2022 një vit që do mbahet mend gjatë. Urimet më të mira për të gjithë shqiptarët për një 2023 të lumtur, të shëndetshëm dhe të begatë”– shkruhet në urimin e bërë.