Nata e ndërrimit e të viteve nuk do të harrohet lehtë për familjen e Altin Lamçes, kjo jo për shkak të atmosferës festive, por sepse sot i është vënë për herë të dytë tritol në banesë. Për fat të mirë, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, ndonëse në ato momente kanë qenë 5 anëtarët e familjes në shtëpi.
Kjo nuk është hera e parë që i vihet tritoli në banesë familjes Lamçe. Hera e parë ka qenë vetëm 2 muaj më parë, në 1 nëntor 2022, ku iu vu tritoli në oborr ku pati dëmtime makina e parkuar dhe u thyen xamat e shtëpisë.
Nuk dihet se kush janë autorët, e ndërsa Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nëse ishte një paralajmërim, një tentativë e dështuar vrasjeje apo motive të tjera që ende nuk dihen./m.j