Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa po ndërton një rezidencë shumëmilionëshe në Sarandë. Kështu raporton sot tabloidi britanik Page Six.
Gazeta shkruan se shtëpia e re e Duas në qytetin bregdetar, që ndodhet përballë ishullit të Korfuzit, do të ketë pamje madhështore nga deti Jon.
Fituesja e çmimit Grammy jetoi në Kosovë me familjen e saj nga mosha 11-15 vjeç, duke thënë për NPR , “Unë nuk do ta ndryshoja atë për asgjë në botë sepse me të vërtetë më ndihmoi të bëhesha kjo që jam”, është shprehur Dua për origjinën e saj.
Në vitin 2016, këngëtarja e “Levitating” dhe babai i saj themeluan fondacionin “Sunny Hill” për të mbledhur fonde me koncerte vjetore në Kosovë për të ndihmuar njerëzit që përjetojnë vështirësi financiare.
Dua zotëron një shtëpi në Londër dhe makina sportive, duke përfshirë një Jaguar I-Pace dhe Jaguar F-Type./m.j