Zbardhet aksidenti rrugor me pasojë vdekjen e një 53-vjeçari, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ndërsa është identifikuar dhe arrestuar drejtuesi i mjetit. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N. K., 33 vjeç.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin dhe më pas u largua nga vendngjarja.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si rezultat i një pune intensive hetimore dhe profesionale, bënë të mundur zbardhjen e aksidentit rrugor, me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 22.12.2022.
Automjeti tip “BMW X3” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.