Plot 12.280 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto, do të marrin një shpërblim prej 20.000 lekës të rejash.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë që 12.280 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto, duke nisur nga sanitaret, punëtorët e shërbimeve mbështetëse, shoferët, nëpunësit e shkallëve më të ulëta, do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për Pakon e Madhe një vlerë 20 000 Lekë (të reja), ju uroj të gjithëve të dashur miq gojëmbël e gojëthartë një ditë të fundit të vitit të paqme pranë familjeve tuaja”, shkroi Rama në Facebook.
Me ne funde k/hajduti,vendosi te heqe pake nga parate qe ju ka vjedhur shqiptarve,per tu a dhene atyre ne kembim te votes,ky eshte qedhimi i k/hajdutit,qe edvini i kristaqit.Televizionet e ndyra qe i sherbejne k/hajdutit bejne propogande thu se cfare ju dha,harrojne se ju dha vetem nji kocke me pake mishe.