“Të gjitha planet dhe programet e Prishtinës janë të bazuara në Lidhjen e Prizrenit. Xhafer Deva dhe Enver Hoxha janë ideologët e tyre. Kurti ëndërron të jetë si Hoxha, por paksa i përzier me Zelenskyn”,kështu është shprehur sot presidenti serb Aleksandër Vuçiç gjatë një konference për mediat.
I pyetur për deklaratat e Albin Kurtit, Vuçiç ka thënë se Prishtina ka plane të bazuar në Lidhjen e Prizrenit.
“Të gjitha planet dhe programet i kanë të bazuara te Lidhja e parë e Prizrenit nga vitit 1889, Lidhja e dytë e Prizrenit nga viti 1943, kur u themelua lëvizja e Ballit Kombëtar, pastaj Lidhja e tretë e Prizrenit që u bë në Nju Jork, e që shkaktoi më së shumti dëm”, tha Vuçiç.
Vuçiç shtoi se ideologjia e pushtetit në Kosovës është saktësisht kjo, duke e lidhur krejt këtë interpretim të tij me renovimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë. Ai thotë se bëhet fjalë për qëndrim ndaj një “krimineli të dënuar për krime naziste”, raporton “Kossev”.
Presidenti serb ka thënë po ashtu se ideologjia e Kurtit dhe “ëndrra” e tij është të jetë si ish-diktatori komunist shqiptar, Enver Hoxha dhe “pak” si presidenti aktual i Ukrainës Volodymyr Zelensky.
“Prandaj s’mund ta durojë Ramën. Vetëm nëse mund të jetë një përzierje e Enver Hoxhës me pak Zelensky. Prandaj thotë se “Vuciq është Putni i vogël”, tha Vuçiç./m.j
Enverit tonë, i merr të ligat Albin Kurti, mbasi ishte nxënës besnik i Josip Broz Titos, ndersa Albin Kurti, është këlysh i UDB-së së Millosheviqit, prandaj laje gojën mirë me sapun, kur flet për Verukun tonë.
Sa për Zelenskin, nuk themi dot, mbasi ai nuk e ka njojtur Kosovën.