Një shpërthim tritoli është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në banesën e një efektivi policie, në fshatin Bardhaj, ndërsa priten detaje të mëtejshme.
Mësohet se efektivi Valter Serra është oficer patrulle, dhe autorët kanë qenë duke lëvizur me një automjet dhe lëndën plasëse e kanë hedhur brenda në oborrin e banesës.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa policia ka nisur hetimet. Shkak per ngjarjen dyshohet se është detyra e Serrës.
/e.d