Drejtori i Administrimit të Zonave të Mbrojtura në Lezhë Pjeter Toni dhe 2 vartësit e tij të arrestuar në muajin qershor me akuzën e “Shpërdorimit të Detyrës” do të hetohen në gjendje të lirë.
Gjykata e Lezhës ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest shtëpie” në detyrim paraqitje, për drejorin e ADZM Pjetër Toni, si dhe liroi nga qelia dy punonjësit e këtij institucioni Armando Lleshaj, 27 vjeç specialist monitorimi dhe Tom Gjelaj, 63 vjeç, roje mjedisore, duke vendosur ndaj tyre masën detyrim paraqitje.
Vendimi është dhënë nga gjyqtari Artan Hajredinaj, i cili pranoi kërkesën e palës mbrojtëse për një masë më të butë ndaj tre zyrtareve të vënë nën akuzë, me argumentin se nuk përbëjnë rrezik largimi dhe prishje të provave.
Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Lezhë, Pjetër Toni dhe tre inspektorë të këtij institucioni u ndaluan nga policia më 3 qershor 2022.
Ndalimi i tyre erdhi pas një hetimi disa mujor nga policia dhe prokuroria, për hedhjen e inerteve në mënyrë të paligjshme dhe tjetërsimin e pronave në zonën e mbrojtur të lagunës së Kune Vainit.
/e.d