Analisti Redi Shehu teksa komentoi përçarjen e PD-së, theksoi se i gjithë faji është brenda kësaj partie.
I ftuar në emisionin ‘Open’ në ‘News24’ Shehu theksoi se hesapet për këtë përçarje PD-ja duhet t’i kërkojë brenda vetes, ndërsa theksoi se kulmi i konfliktit ishte 8 janari.
“Nuk e ndihmon opozita që të kërkojmë fajin te tjetri. Edi Rama përfiton nga opozita kur nuk ruan koherencën e vetë. Basha është produkt i zotit Berisha, por është produkt i pas zgjedhjeve të 2021-it. 2 muaj pas u investua që të rizgjidhje prapë. Pse u fut në fuqi ky i ‘bleri’? nëse nuk ke koherencë në PD këtu s’ka ta fajin Edi Rama. Mos prit që Rama të rrijë i qetë. Fajin për përçarjen e PD e ka vetë PD dhe më pas maxhoranca. Përçarja e PD nuk ka nisur këtë vit, por ishte e mbartur disa vite më parë dhe vetëm këtë vit doli në sipërfaqja. Hesapet t’i kërkojmë brenda PD. Tani PD është e çarë, pas 8 janarit, pasi ka prishur fibrën politike. Ishte një situatë e shëmtuar. Ishte një rikthim i tranzicionit, pasi ishte forma më antipolitike nga të dyja palët, nga Berisha dhe Basha. Si Berisha dhe Basha kërkuan legjitimet përmes një godine. I pari duke blinduar godinën dhe i dyti duke mos pasur as ndërkombëtarët dhe vulën kërkonte te godina legjitimitetin. Pse duhej të bëheshin ato skena të 8 janarit? Kjo forcë e ashtuquajtur si spektakli politik është një shëmti jo i përsëritshëm.”, tha analisti.
/e.d