Eksperti i sigurisë dhe kriminalistikës, Ervin Karamuço, përmes një postimi në Facebook lajmëron qytetarët e Tiranës që të bëjnë kujdes kur kalojnë në sheshin “Skënderbej”, pasi mund të bien pre e grabitjeve me armë.
Në postimin e tij Karamuço thekson se persona të armatosur kërcënojnë qytetarët dhe ju marrin portofolat dhe celularët. Ndërsa shton se vetëm gjatë ditës së sotme kanë ndodhur dy raste të ngjashme.
Postimi i Karamuços:
Meqenëse nuk njofton Policia e Shtetit, kam detyrim moral dhe qytetar ta bëj unë. Lutem kini kujdes në Sheshin Skënderbej, sepse vijon vjedhja e qytetarëve me anë të kanosjes me armë. Megjithëse u arrestuan dy persona para 4 ditësh, një tjetër grup vijon të sulmojë qytetarët dhunshëm, duke ju marrë portofolat dhe celularët. 2 raste të reja kanë ndodhur para 1 ore.