Kryeministri Edi Rama ka uruar Benjamin Netanyahu për mandatin e tij të gjashtë si kryeministër i Izraelit, 18 muaj pasi ai u rrëzua nga pushteti. Nëpërmjet një postimi në Tëitter, kreu i qeverisë shkruan se pret që Netanyahu të mbajë premtimin për të vizituar Shqipërinë.
“Urime Bibi @netanyahu në mandatin tuaj të 6-të si udhëheqës i Izraelit. Shpresoj shumë që mençuria dhe përvoja juaj e madhe do të shërbejnë si një vlerë e madhe e shtuar jo vetëm për Izraelin, por edhe për Lindjen e Mesme dhe Evropën! Dhe uroj që më në fund të mbani premtimin për të vizituar Shqipërinë”, ka shkruar Rama.
Congratulations Bibi @netanyahu on your 6th term as leader of Israel. I very much hope that your wisdom and great experience will serve as a big added value not only Israel,but the Middle East and Europe too! And I wish that you will finally keep the promise to visit Albania:-) pic.twitter.com/VbZ4q3Sm1x
— Edi Rama (@ediramaal) December 29, 2022
Kthimi i Netanyahut për një mandat të gjashtë si kryeministër zgjat dominimin e tij prej më shumë se një dekade mbi politikën izraelite pas 18 muajsh në opozitë. Fitorja e tij më e fundit zgjedhore çoi në krijimin e një koalicioni që përfshin ultranacionalistë dhe partitë fetare që dikur ishin në periferi të politikës izraelite.