Pako e madhe mbështetje për 1 milionë qytetarë me vlerë 800 milionë lekë. Ky ka qenë njoftimi i Kryeministrit Rama pak minuta më parë. Rama thotë se ndihma për 1 milionë qytetarë do të shpërndahet në ditët e para të janarit
Njoftimi i Ramës:
GËZUAR
Qeveria po mbyll Pakon e Madhe në mbështetje të 1 milionë individëve, për të lehtësuar ndjeshëm daljen e familjeve shqiptare nga ky dimër i ngarkuar, duke zeruar efektin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, po edhe për punonjësit e shtetit – duke dhënë më shumë për ata që fitojnë më pak, por pa lënë askënd pa mbështetje.
Pakoja e Madhe, e cila parashihet mbi 8 miliardë lekë në dorë për të gjithë individët e përfshirë, do të mbyllet brenda ditës së sotme dhe do të shpërndahet e gjitha në ditët e para të janarit.
Kjo është qeveria e shumicës, jo e disave dhe faktet e shifrat thonë se volumi i mbështetjes financiare të atyre që fitojnë më pak apo të shtresave në nevojë, në vitet e qeverisjes sonë (pa llogaritur fondet masive të Rindërtimit pas tërmetit apo të Luftës me pandeminë) është disafish më i lartë se sa në tërë qeveritë e mëparshme të marra së bashku.
Ne hyrje te shkrimit flitet per 800 milione, ndersa Rama vet thote 8 miliarde. Pra 10 here me shume. Korrigjojeni dreqin e jepeni te sakte lajmin.
Si do që të,jetë ngatërresa, çështja kryesore është se KM -Rama, bashkë me qeverinë e tijë, mundesuan dhe plotesuan relativisht jo keq, bilancin ekonomik të të gjithë shtresave në nevojë.
Sa për atë, që nuk ngopen të gjithë, nuk ka burrë nëne e shtet në botë, që mbyll gojët e popullit, i cili, vetëm kërkon e nuk jep.
Problemi është që edhe shpërblimi ka kufi, sikunder që kjo qeveri, duhet urgjent të detyrojë këtë popull të sigurojnë banesat e tyre, kundrejtë një afati kohor, në rast termeti mbasi duke u mesuar se na i nderton Rama, nuk siguron njeri banesat, prona, dyqane, toka, etj.etj.
Kështu që, çdo gjë e duan qyl. Shko në Europë, Amerikë e Kanada, që po nuk u sigufovd, mbetesh me çadër tek lumi.
Si do që të,jetë ngatërresa, çështja kryesore është se KM -Rama, bashkë me qeverinë e tijë, mundesuan dhe plotesuan relativisht jo keq, bilancin ekonomik të të gjithë shtresave në nevojë.
Sa për atë, që nuk ngopen të gjithë, nuk ka burrë nëne e shtet në botë, që mbyll gojët e popullit, i cili, vetëm kërkon e nuk jep.
Problemi është që edhe shpërblimi ka kufi, sikunder që kjo qeveri, duhet urgjent të detyrojë këtë popull të sigurojnë banesat e tyre, kundrejtë një afati kohor, në rast termeti mbasi duke u mesuar se na i nderton Rama, nuk siguron njeri banesat, prona, dyqane, toka, etj.etj.
Kështu që, çdo gjë e duan qyl. Shko në Europë, Amerikë e Kanada, që po nuk u sigurove, mbetesh me çadër tek lumi.