59 100 euro janë sekuestruar në Pikën Kufitarë të Morinës në Kukës pasi nuk ishin të deklaruara. Paratë ndodheshin në makinën tip “Benz”, i cili drejtohej nga një 45-vjeçar me iniciale S. H., të cilat ai kishte vendosur brenda një çante dore.
Paratë e gjetura i përkisnin 45-vjeçarit banues në Istog të Kosovës dhe nuk kishin dokumentet përkatëse ligjore, të cilat duhet të paraqisnin burimin e tyre, dhe për këtë ai është vënë nën hetim për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
/s.f