Familjarët e Shpresa Canit, 48-vjeçares e cila humbi jetën në ambientet e Bashkisë së Lushnjes, shprehen të tronditur nga ngjarja. Duke folur për gazetarët, tezet e hallat e saj pohojnë se mbesa kishte shkuar për të bërë letrat e Kemp-it sepse vuante nga drepanocitoza, një sëmundje gjaku, por jo e rëndë.
Siç raporton gazetarja Anila Sefa, në dijeninë e familjarëve, 48-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e infarktit. Megjithatë pritet të dalë ekspertiza mjeko-ligjore.
Gazetarja thotë se Shpresa Cani u varros këtë të enjte në orën 11:00, në varrezat e fshatit Thanë. Ngjarja në fjalë mësohet se ndodhi një ditë më parë, megjithatë lajmi u bë publik vetëm këtë të enjte.
/a.r