Policia e Lushnjës ka reaguar në lidhje me rastin e 60-vjeçares Shpresa Cani e cila ndërroi jetë në ambientet e bashkisë së Lushnjës.
Policia bën me dije se ka referuar rastin në prokurori, ndërkohë që thotë se sipas të dhënave paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyra.
“U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në datën 28.12.2022, në ambientet e bashkisë së Lushnjës, ka humbur jetën shtetasja Sh. C., 60 vjeçe, banuese në Fiershegan. Paraprakisht dyshohet se 60-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kujtojmë se qytetarja ka shkuar në bashki për të kërkuar informacion se përse i ishte hequr ndihma ekonomike.
Viktima ka debatuar me punonjësit, të cilët e kanë nxjerrë jashtë ambienteve të bashkisë. Por 58-vjeçarja është rikthyer dhe ka kërkuar të takohet me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefën. Ajo ndërroi jetë në ambientet e bashkisë, në pritje të ambulancës.
/s.f