Juristi Kreshnik Spahiu thotë se spiunët rusë që rekrutohen në Shqipëri nuk janë të interesuar për bazat e vjetra ushtarake të ushtrisë komuniste, por për bazat e NATO dhe SHBA që sipas tij gjenden këtu.
Në emisionin Now në Euronews Albania, Spahiu u shpreh se në periferi të Tiranës ka rastisur të shohë magazina që nga jashtë duken të ndryshkura e të vjetra, por që janë baza të rëndësishme të NATO dhe shërbimeve perëndimore.
“Spiunazhi nuk është i interesuar ku janë çiftet dhe pushkët e ndryshkura të ushtrisë komuniste shqiptare, por spiunazhi rus është shumë i interesuar ku janë bazat amerikane dhe të NATO-s të Shqipëri, të gjithë atyre njerëzve miopë që thonë se nuk kanë çfarë të zbulojnë…”, tha Spahiu.
/e.d