Reperi Stresi dhe Xhuli, dy banorët e “Big Brother Vip Kosova” patën një debat me njëri-tjetrin natën e prime, të cilin e vazhduan edhe më pas.
Reperi është përplasur përsëri së fundmi me ish-miss-in pasditen e sotme, madje në debat është përfshirë edhe Gjoni. Stresi e quajti Xhulin “gënjeshtaren më të madhe”, teksa iu rikthye përsëri qëndrimit në hotel përpara se të futeshin në “BBV.”
“Personi i përbashkët që e njohim, mashkull është. Ja ku e ke gënjeshtaren më të madhe në shqiptari. A ka mundësi të verifikoni datën 5 në dhomën e filanes a kam ndenjur 4 orë. Nëse jam mashtrues e vë dorën në Kuran e në besë të shqiptarëve, unë dal nga “BBV” nëse është e vërtetë ajo që thotë kjo”- u shpreh Stresi.
Nga ana tjetër Gjoni kishte diçka për të thënë në lidhje me deklaratat e Xhulit për mesazhin e një politikani. Kujtojmë se banorja e “BBVK” ka deklaruar se ka marrë mesazhe nga një politikan dhe më pas ka vënë në dijeni gruan e tij për këtë gjë. Sipas Lugatit, Xhuli ka “hyrë” mes martesës së tyre.
“Ti thua që ja kam dërguar mesazhin asaj, ti po hy në një çift. Duhet të të vijë turp. Ti hyn të shkatërrosh njerëz, për mua e ke një “x” të kuq. Ti hy mes martesave duke i shkatërruar njerëzit, e pafytyrë. Bëj tëerk tani, se atë di të bësh, s’di gjë tjetër”– u shpreh i revoltuar Xhoni./m.j