Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala ka sjellë dëshmi dhe detaje nga vrasja e Edmond Papës në rrugën “Fadil Bodinaku”, në Tiranë më 16 dhjetor.
“Mund të ishte vrarë dhe rrugës duke ardhur nga Saranda. Papës nuk i është gjetur armatim. Më ka bërë përshtypje dalja nga lokali i të dyshuarit të ngjarjes. duket se e kishte frekuentuar dhe më parë. Ai duket se mund të jetë frekuentues i atij lokali, ose ka qenë i lagjes. Ti e di se ai rri aty, këtu ka pikëpyetje për ngjarjen. Shumë vrasës me pagesë veprojnë në Tiranë.”, tha ai./m.j