Saimir Taullau dhe Lorenc Lala, dy personat që janë thirrur për të dhënë shpjegime në lidhje me masakrën e Lushnjes, ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Zenel Latifi nuk kanë pranuar në asnjë moment që të kenë parë në vendin e ngjarjes Laert Haxhiun, Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të cilët janë shpallur fajtor për ekzektimin e dyfishtë, të ndodhur në vitin 2017. OraNews shkruan se çështja ka marrë kthesë, pasi prokuroria kërkoi që rrëfimet e tyre të mos përdoren pasi dëshmitarët kanë ndryshuar thëniet.
Në seancë, para trupës gjykuese u shfaqën disa sekuenca të pamjeve filmike të marra nga biznesi i dy dëshmitarëve, aty ku rezulton të këtë ndodhur vrasja. Taullau dhe Lala në asnjë moment nuk pranuan se në pamjet filmike të shfaqej Laert Haxhiu apo Orgest Bilbili, të akuzuar për krimin, e ndërsa identifikuan disa nga personat që kanë vizituar karburantin dhe lokalin ditën e ngjarjes.
Por, prokurorja, Doloresa Musabelliu, kërkoi rrëzimin e dëshmisë Saimir Taullaut, për shkak se ka mospërputhje në dy deklaratat të dhëna në kohë të ndryshme. Kjo mospërputhje sipas akuzës konsiston në njohjen e personave që kanë vizituar biznesin atë ditë e që prokuroria dyshon se janë të përfshirë në krim. Nga ana tjetër, vetë Taullau pretendon se herën e parë kur janë shfaqur këto imazhe i ka pasur me ngjyra bardh dhe zi, ç’ka e ka bërë të pamundur identifikimin e personave, ndërsa herën e dytë ka qenë më e qartë për të.
Një tjetër kontraditë sipas prokurorisë është se në dëshminë e parë, Taullau ka deklaruar se pas ngjarjes i ka dërguar njerëz familjes së viktimës Zamir Latifit për të treguar se ai nuk ka lidhje me vrasjen, ndërsa në seancë nuk e ka pranoi një fakt të tillë. Dëshmitari tjetër, Lorenc Lala i cili rezulton menaxher në bisnezin e Taullaut tha se Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin i njihte, por ditën e ngjarjes nuk kanë qenë në asnjë moment aty.
GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të shpallur fajtor për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut, në Lushnje në 2017. Ndërsa Laert Haxhiu është një nga më të shumëkërkuarit në Shqipëri. I riu, u dëgjua për herë të parë në masakrën e 2017-s. Sipas hetimeve, objektiv i ekzekutimit ishte nipi i Aldo Bares (Alfred Shkurti), Xhulio Shkurti, si hakmarrje ndaj historikut të konflikteve midis familjeve Shkurti dhe Haxhiu./m.j