Forcat izraelite të sigurisë kanë qëlluar për vdekje një grua palestineze, e cila ka bërë përpjekje të therë me thikë një ushtar në Bregun e pushtuar Perëndimor, ka bërë të ditur ushtria e Izraelit.
Incidenti ka ndodhur të shtunën në qytetin Hebron, pranë një lokacioni të shenjtë, i cili nga hebrenjtë njihet si Varri i Patriarkëve, ndërsa nga myslimanët si Xhamia e Ibrahimit.
Hebroni ka qenë vazhdimisht skenë e dhunës në muajt e fundit.
Sulmet me thika, të shtënat me armë dhe goditjet me makina nga palestinezët kanë vrarë 27 izraelitë dhe një shtetas amerikan qysh në fillim të tetorit.
Për shumicën prej tyre, Izraeli ka thënë se kanë qenë sulmues. Të tjerët janë vrarë në protesta të dhunshme anti-izraelite.
Rritja e sulmeve është nxitur pjesërisht nga zemërimi i palestinezëve për shkak të dështimit të bisedimeve për paqe në vitin 2014, për shkak të shtimit të vendbanimeve hebraike në tokën që palestinezët e kërkojnë për shtetin e tyre të ardhshëm, si dhe për shkak të thirrjeve të islamistëve për shkatërrimin e Izraelit.