E vetmja mënyrë për t’i sjellë në emergjencë personat e sëmurë, të aksidentuar apo të tillë që kanë pësuar ndonjë fatkeqësi natyrore është autoambulanca. Kosova është vendi i vetëm në rajon i cili nuk ka një aeroaumbulancë.
Drejtuesit e Qendrës Emergjente në Prishtinë thonë se që nga viti 2010, kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për sigurimin e aeroambulancës, kërkesë kjo, që sipas tyre, asnjëherë nuk është marrë parasysh, raporton KTV.
Drejtori i kësaj qendre, Bastri Lenjani, thotë është shumë e nevojshme një aeroambulancë, sidomos në raste të aksidenteve në masë. E në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se për blerjen e helikopterëve nuk ka mjete financiare. Por as Forca e Sigurisë së Kosovës e as Policia nuk kanë mjete fluturuese.