Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka deklaruar në konferencën e saj për shtyp se në Nëntor ka pasur rënie të inflacionit për herë të parë gjatë vitit 2022.
Ibrahimaj tha se inflacioni në Nëntor rezultoi 7.9% nga 8.3% që ishte në Tetor. Ajo theksoi se vendi ynë ka normat më të ulëta të inflacionit në rajon dhe krahasuar me vendet e BE-së.
Ibrahimaj: Ecuria ekonomike nga ana tjetër është mbështetur nga ecuria e kredisë e cila për sektorin privat, në 3 mujorin e tretë ka vijuar të mbetet me norma dyshifrore, rreth 12%. Sa i përket financimit të konsumit, kredia e konsumatorit është rritur në nivelin 9.6% në 3 mujorin e tretë. Kjo ecuri e kredisë tregon prirjen e konsumatorëve për konsum dhe besimin në ekonomi.
Investimet e huaja direkte kanë pasur rritje gjatë këtij viti, flukset hyrëse për 3 mujorin e parë janë rritur me 35% në krahasim me vitin e kaluar ndërkohë stoku i përgjithshëm i tyre është rritur me 18.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Flukset hyrëse kanë qenë të shpërndara në të gjithë sektorët ka pasur rritje, megjithatë sektori i pasurive të paluajtshme ka shfaqur rritjen më të lartë duke arritur vlerën 225 milionë euro, pra 60% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Do doja të ndalesha tek inflacioni i cili ka qenë kryefjala dhe termi që ne kemi diskutuar më shumë gjatë vitit 2022, ky vit ka pasur norma inflacioni që nuk ishin parë prej vitesh më së shumti të ndikuara nga çmimet ndërkombëtare dhe efekti i luftës ruse në Ukrainë.
Megjithatë në në Nëntor patëm një normë mesatare inflacione mujore, më të ulët nnë krahasim me muajiin Tetor. Unë uroj që të ketë tendencë rënëse. Pra inflacioni në Nëntor shënoi 7.9% nga 8.3% që ishte në muajin Tetor duke u ulur për herë të parë gjatë këtij viti. Inflacioni vijon të jetë ndjeshëm më i ulët se normat e rajonit dhe vendeve të BE-së. Kontributin kryesor e ka kategoria e pijeve dhe ushqimeve që ka pasur rritje, me 14.7% rritje të inflacionit, ndërkohë që mesatarja e BE-së është 17.9%.
/a.r