Një grua e re shpëtoi jetën e familjes së të fejuarit të saj në një zjarr të madh në shtëpi në ditën e Krishtlindjes, përpara se të vdiste në flakët së bashku me qentë e familjes.
Destiny Abdrazack, 22 vjeç nga Kalifornia kishte rënë në gjumë kur një ndërprerje elektrike në pemën e Krishtlindjes shkaktoi zjarr në orën 2:00 të mëngjesit.
Ajo zgjoi 5 personat e tjerë që ndodheshin në shtëpi që të largoheshin dhe të shpëtonin nga flakët, por tragjikisht Destiny u përfshi nga flakët së bashku me qentë e saj. Asnjë nga alarmet e zjarrit në shtëpi nuk punoi në momentet kur shtëpia u përfshi nga flakët.
Vjehrri i saj Ernest Isom shpjegoi se familjen e kishte zënë gjumi në prag të Krishtlindjes.
Ai i tha gazetës KCRA: “Për fat të keq të gjithë donim që t’i mbanin dritat e pemës së Krishtlindjes ndezur dhe shkuam të flemë. Gjithçka ndodhi shumë shpejt, punë minutash. Destiny ishte ajo që bërtiti për zjarrin dhe na shpëtoi jetën, por fatkeqësisht, ajo vdiq.
Neë York Post raportoi se Destiny u gjet në dhomën e ndenjes dhe u dërgua me urgjencë në spital, por më vonë vdiq.
Miku i familjes Gabriella Zaccaria ka nisur një mbledhje fondesh për familjen, e cila deri më tani ka mbledhur rreth 3,000 £.
/a.r