Nga Frrok Çupi
Sapo kishim lënë festën e Vitit të Ri me gazetarët e Elbasanit. Kryetari i Bashkisë Cërrik ka ftuar të gjithëgazetarët për festën.
-Mos prit që gazetarët të bëjnë ndonjë lajm të mirë për Cërrikun- i thashë publikisht- gazetarët nuk din të shkruajnë lajm të mirë. Po të ishin në vitin 97 në Cërrik do tëshkruanin nga njëmijë lajme secili. Lajmi i rremë po bën luftën në Ukrainë, e jomë këtu…
Kështu është puna e heroit.
Tani nuk ka më heronj, nuk ka heronj sepse njerëzit fshihen nga vetvetja. Në fakt njeriu e adhuron tjetrin që i kushton jetën e tij, por këtë nuk guxon ta quajë hero. Sistemi komunist e teproi aq shumë me fjalën ‘hero’ saqë këta tani kanë frikë nga heroi? Jo, këta kanë frikë nga vetvetja; nga njëra anë pse u dorëzuan në një dorë tjetër po aq komuniste sa ishte e para duke e quajtur ‘ demokraci’… Në anën tjetër, këta pasi shpëtojnë jetën nga heroi, menjëherë ndjejnë frikën se mos vallë bënë gabim politik duke e quajtur ‘ hero’. Më vjen parasysh pa pushim një hero që sa u duk në det ashtu u zhduk në breg të detit këtë verë që kaloi. Djaloshi Neçaj ruante bregdetin në Shëngjin nga mbytjet që aty ndodhin shpesh për shkak se vijnë ose veriorë të Shqipërisë që nuk janë mësuar me detin ose shqiptarë të Kosovës që po kështu e kanë mik detin, por nuk e njohin mirë. Djaloshi Neçaj dalloi vëlla e motër që po mbyteshin në det, hyri në det, i shpëtoi të dy dhe “vdiq’ për vete. Disa orë mbeti në ‘coma’, pastaj u zgjua dhe mbeti në punë për të riparuar mushkërinë. Covidi i vërtitej rrethe rrotull dhe i tregonte një letër ku ishte shënuar emri si dhe gjendje e mushkërisë…Djaloshi mbeti vetëm me vetminë dhe me Covidin. Vëlla e motër që u kishte shpëtuar jetën kishin ikur, e lanë djaloshin shtrirë në rërë dhe u zhdukën. Por asnjë gazetar nuk e tregon këtë tmerr, nuk e tregon njeri sepse kanë frikë nga veset e tyre.Njeriu tani ka frikë nga heroi që i kushton jetën; njeriu ka adhurim për heroin që i merr jetën. Edhe në të shkuarën e heronjve ka ndodhur kështu, por ndërsa në regjimin e diktaturës njeriu adhuronte udhëheqësin dhe njëkohësisht heroin, tani është harruar heroi. Udhëheqësi që e ka rrahur njeriun, e ka vjedhur e ka vrarë, e ka shëmtuar…, ky është i adhuruar prej disa njerëzve të çuditshëm që herë duken si viktima e herë si viktima heroikë.Sapo kanë mbetur edhe katër ditë nga fundi i Vitit 2023, tek po më vjen mirë të rri me sa më shumë njerëz në kafe e në parqe, ndjeva se ‘heroi’ dhunues po kthehet në ‘ pastërma’ për dimrin që vjen. Dëgjova se Ilir Meta, që ka qenë në zyrën e presidentit, paska lëshuar një lajm mbi atë që do të bëhet. Lajmi i Ilirit thotë se ‘ pas dhjetë vjetësh Ilir Meta do të jetë kryetar i Partisë Socialiste dhe kryeministër’.
-Si, si? Pas dhjet vjetësh ky Iliri që shikojmë sot?
-Po ore ky, ky Ilir, do të tërhiqet derisa ta thërrasin si hero, më tha tjetri
-A, Iliri ta tha?
-Ehu…, ja e paska përhapur Iliri, por rëndësi ka që do të jetë e vërtetë, këtu do të jemi.
-Po si kështu?, a do të zgjohen edhe Tutankhamun do të jetëpresident i Egjiptit?- e pyeta.- Apo ne do të jemi shteti me emrin ‘Arkeological site?’
Ndërkaq në barin ku po flisnim për heronjtë një nga ekranet me muzikë po transmetonte këngën më të re kushtuar Grushtit. Një këngë nga Veriu, një nga boksierët ka origjinë nga Mirdita dhe kënga bënte himn për grushtin. “Grushti yt sa mali”, thoshte kënga. U tmerrova, sepse bash në atë sekondë po mendoja për heroin, për heroin që shpëton jetë e jo grushton jetë…. Kur erdhi puna të flisnim për jetën, menjëherë pas takimit me 50 gazetarë që ka Elbasani, andej- këndej, na shfaqet një skenë tjetër absurde ku gazetari dhe shkrimtari dhe aktori dhe vjershëtori, nuk e dallojnë ‘heroin’ real. Ne po hyjmë në vitin 2023, por vdesim për ‘ filmin’ e vitit 1023. Me siguri nga ky defekt është frymëzuar Ilir Meta, që në fakt sot mund të quhet një tejkalim shekullor, kur thotë ‘Pas dhjetë vjetësh do të më shikoni kryetar’. Edhe Haxhi Qamili mund të zgjohet… Punë heronjsh të dëmshëm.
-Kur kaloja këtu në vitin 1992 e pas këtij viti, e di çfarë më ndodhte?!- nisi të tregojë një mik nga Struga që tash jeton në Kanada. ‘ Mos ma përmend emrin, vetëm mbiemrin, Lloga’ – më tha
… Kur kaloja këtu atëherë me kamion nga Sruga, më hipnin në makinë, çanin mbulesën dhe më vidhnin çdo gjë, teksa makina ecte- tha. Një nga miqtë, kur e pa në rrugë drejt Shqipërisë, i kishte thënë “ Ku po shkon, u çmende?! Me këtë makinë nuk ke ku të kthehesh!?”.
Janë ngatërruar heronjtë
Po, po , mos ardhtë kurrë ai vit kur të kthehet Metaj në krye të ps -së dhe aq më keq kryeministër i këtij shteti .