Sot në studion e Faxnews ka qenë i ftuar kreu i PDK për të folur nnë lidhje me zhvillimet politike në vend dhe pritshmëritë për vitin 2023.
Ai tha se opozita ka kaluar një dramë të thellë gjatë drejtimit nga Lulzim Basha. Ndërkohë ai nuk u kursye edhe për disa deputetë të PD, për të cilët tha se janë mbetje toksike.
Ndoka: Opozita ka kaluar një dramë të thellë, PD pati probleme të thella të lidershipit, humbja 6 herë radhazi e Bashës, e detyroi atë që të largohej. Kjo hapi nje lloj precedenti edhe te PD, duke i krijuar dy rryma brenda saj.
Rama e shfrytëzoi, nuk e lëshoi pengun Lulzim Bashën, i mbajti peng vulën. Opozita është institucion, e mbron dhe garanton interesin publik. Hapja e nje fronti të brendshëm brenda opozitës ka krijuar një kosto, ka një keqqeverisje. Unë mendoj se ky cikël është mbyllur, shoh një PD të riorganizuar, të riformatuar, nuk shoh ndonjë pengesë reale.
Nuk është 100% faji i Ramës që ka disa mbetje toksike të PD që i bëjnë dëm akoma asaj partie, që i ka zgjedhur deputet.
Berisha është treguar i kujdeshëm për strukturat. Primaret janë elementi më demokratik që politika ka pasur në vend, i dha një lloj besueshmërie edhe kandidatëve./m.j