“Po u thosha se kisha dhimbje. Nuk po dëgjonin”, Janë tmerruese përshkrimet e 15-vjeçares për aktet e tmerrshme të përdhunimit në shtëpinë e braktisur në Ilion. Duke folur për kalvarin e saj, adoleshentja u referohet të katër vajzave që ishin përballë në momentin e përdhunimit.
“Më thoshin: “Ule shumë, rri shumë”. Kur ata thanë se kjo do të thoshte se ata do të fillonin ta bënin atë (sb: përdhunim). Unë bërtita dhe u thosha: ndaloni, ndaloni. Unë u thosha se kisha dhimbje. Ata nuk dëgjuan”, ka treguar 15-vjeçarja për përdhunimet.
“E gjithë kjo zgjati shumë. Njëri prej tyre më mbante për kokë, isha në një bllokim koke dhe nuk merrja dot frymë. Ai më shtypte këtu në diafragmë dhe nuk merrja dot frymë. I thashë që nuk marr dot frymë: “më lër të shkoj, nuk mundem, nuk mundem”, por ai vazhdoi. E gjithë kjo kwtw herë zgjati pak, herë të tjera zgjati shumë. U ndal vetëm kur ata vendosën, pavarësisht se çfarë thashë unë” , u tha autoriteteve 15-vjeçarla për ngjarjen e rëndë në Ilion.
“Ka pasur edhe fëmijë të tjerë që kanë qenë para përdhunimit, por nuk kanë marrë pjesë. Janë 4 vajza. (…) është 14 vjeç dhe dy të tjerë janë 15 vjeç. Nuk e di për të katërtën. Këto vajza nuk ishin shqetësuar kurrë nga djemtë. Por më kujtohet një herë, një nga vajzat më tha, se kur po më ndodhte kjo, djemtë e pyetën nëse donte edhe ajo. “Dëshiron edhe ti?”, i thanë. Nuk e di pse e thanë këtë, sepse ai nuk u tha diçka për t’u mërzitur ”, ka treguar më tej adoleshentja.
Një prej të miturve që morën pjesë në përdhunimin e 15-vjeçares ishte me origjinë shqiptare./m.j