Në djalë 8-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident rrugor pranë Borgo Segezia, në periferi të Foggia.
Ngjarja sipas mediave italiane ndodhi mbremjen e Krishtlindjes ne 25 dhjetor.
Sipas rindertimit te ngjarjes se rende ai po luante futboll në anë të Rrugës Shtetërore 90, midis Foggia-s dhe Bovinos, pranë një ferme.
Një grua u identifikua duke drejtuar makinën.
Fëmija u dërgua në spital dhe ndërroi jetë pak kohë më pas.
Zona nuk ka ndricim, ndersa rruga ka nje korsi ne dy drejtime.
/a.r