Një sulm më armë ndodhi në një bar në Merseyside në prag të Krishtlindjeve ku mbeti e vdekur një 26-vjeçare dhe u plagosën disa të tjerë.
Elle Edwards vdiq pasi u qëllua në kokë, ndërsa besohet se nuk ishte ajo objektivi i sulmit.
Një 28 vjeçar, i cili u plagos nga sulmi, mbetet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa tre të tjerë pësuan lëndime jashtë rrezikut për jetën.
Një 30-vjeçar nga Tranmere u arrestua me dyshimin për vrasje në tentativë, dhe një 19-vjeçare u arrestua me dyshimin për komplot për vrasje.
Të dy ndodhen në paraburgim nga policia dhe po merren në pyetje. Më herët, Policia e Merseyside bëri një sërë arrestimesh të palidhura me vrasjen.
/s.f