Dhunimi i Drejtorit të Filialit të Postës Shqiptare në Lezhë Pjerin Çuku, dyshohet të ketë ardhur për probleme përsonale që nuk kanë lidhje me detyren.
Në këtë përfundim ka dalë policia, pas veprimeve hetimore dhe dëshmive të mbledhura në lidhje me ngjarjen e ndodhur, pasditen e hënës në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës. Agresorët kanë qenë dy të rinj të cilët e kanë goditur disa herë me grushta, 42-vjeçarin Pjerin Çuku e më pas janë larguar me vrap.
Policia nuk ka arritur ende të bëjë identifikimin e tyre, ndërsa janë sekuestruar dhe po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë të disa bizneseve në zonë të cilat mendohen të kenë filmuar dy dhunuesit e mund të ndihmojnë grupin hetimor në zbardhjen e ngjarjes. Drejtori i Filialit të Postës Shqiptare në Lezhë, Pjerin Çuku u sulmua fizikisht pasditen e së hënës në afersi të pallatit ku banonte në lagjen “Gurra”.
Nga goditjet 42-vjeçari, pësoi fraktura në kokë dhe u dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës. Ky është rasti i dytë në harkun kohor të më pak se 1 muaj i dhunimit të drejtuesve të institucioneve në Lezhë. Me 30 nëntor u sulmua dhe u godit me sende të forta, Drejtori i OSHEE Edmir Përndreca teksa po lëvizte në rrugen Lezhë-Shënkoll, ndërsa 3 javë pas ngjarjes, policia dhe prokuroria arriten të identifikojnë dhe vënë në prnga 2 prej autoreve të dyshuar të ngjarjes.
/s.f