Një masakër e vërtetë u regjistrua në Burkina Faso ku 10 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën pasi autobusi me të cilin po udhëtonin shkeli një bombë në anë të rrugës.
Lajmi u komunikua nga qeveria e vendit afrikan. Minibusi i pasagjerëve po udhëtonte në afërsi të fshatit Bougui kur shkeli mbi minë goditi.
Të plagosurit u dërguan në spitalin e Fada N’Gourma, qyteti kryesor në lindje të vendit, ndërkohë që autoritetet po punojnë për gjetjen e autorëve.
Burkina Faso dhe fqinjët e saj janë përballur me sulme xhihadiste që nga viti 2013. Kriza ka vrarë mijëra njerëz dhe ka zhvendosur më shumë se 2 milionë.
Ushtria mori pushtetin në Burkina Faso janarin e kaluar, duke premtuar një fund të sulmeve, por dhuna vazhdon ende.
/a.r