Një gazetë pranë qeverisë serbe raporton se presidenti Aleksandër Vuçiç do të reagojë menjëherë ndaj “kërcënimit të popullatës serbe” në Kosovë, duke vendosur ushtrinë zyrtarisht në vigjilencë të lartë.
Lajmi bëhet me dije nga gazeta “Vechernyie”. Sakaq, zëvendës-kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se forcat e ushtrisë serbe janë të gatshme të ndërhyjnë në Kosovë.
“Ne do të bëjmë gjithçka për paqe, për vazhdimin e dialogut, por nëse ndodhin sulme fizike apo vrasje të serbëve , dhe KFOR nuk ndërhyn për të përmbushur detyrimet e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurisë së OKB, Serbia do të detyrohet ta bëjë këtë”, tha Daçiç.
Tensionet në veri të Kosovës janë rritur pasi grupe ekstremistësh serbë të armatosur kanë vendosur barrikada duke bllokuar disa nga akset rrugore. Gjatë orëve të fundit ata kanë sulmuar si grupet e KFOR, policinë e Kosovës por edhe ekipet e gazetarëve./m.j