Sali Berisha ka uruar besimtarët e krishterë përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale.
Në fjalën e tij, Berisha ka uruar të gjithë shqiptarët që “Krishtlindjet e tjera t’i gjejnë shumë më mirë, ashtu siç do shoqëria dhe kombi shqiptar”.
Berisha ka shprehur urimet e tij teksa thotë se këtë ditë lind shpresa, lind besimi i pakufijshëm tek e mira, tek e ardhmja.
“Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë.
Sot këtë ditë të shenjtë, ditë të bekuar, urojmë të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë, në Shqipëri dhe kudo që ndodhen, Gëzuar Krishtlindjet!
Gëzuar këtë ditë në të cilën lindi Hyji dhe burri që ndikoi më shumë se kushdo tjetër në historinë e qytetërimit perëndimor. Këtë ditë lind shpresa, lind besimi i pakufijshëm tek e mira, tek e ardhmja. Le të urojmë të gjithë së bashku nga zemra që Krishtlindje të tjera të na gjejnë shumë më mirë, ashtu siç duam vetë dhe ashtu siç do shoqëria e kombi shqiptar. Gëzuar!”, ka uruar Sali Berisha.
/a.r