Në vigjilje të Krishtlindjes, presidenti Volodymyr Zelensky ka dërguar një mesazh urimi drejtuar popullit të tij për këtë festë të rëndësishme, tashmë që vendi i tij la pas plot 10 muaj luftë.
Mes rreshtash, lideri ukrainas shprehet i trishtuar se nuk pret asnjë mrekulli gjatë këtyre Krishtlindjeve dhe shton se këtë gjë do ta bëjnë vetë ukrainasit me trimërinë dhe krenarinë e treguar.
“Do t’i festojmë këto festa si gjithmonë. Do të buzëqeshim si gjithnjë, por me një ndryshim. Nuk presim asnjë mrekulli. Do ta krijojmë ne vetë atë”, shprehet Zelensky.
Për presidentin Zelensky, kjo festë do të lerë një shije të hidhur për shkak të mijëra jetëve të humbura për shkak të luftës.
Ndërkohë mëngjesin e së shtunës ushtria ruse nuk i ndali sulmet e saj ndaj Ukrainës, duke shkaktuar të paktën 10 viktima dhe 58 të plagosur nga bombat e hedhura në Kherson.
/a.r