Një shtëpi njëkatëshe është djegur rreth orës 19:00 në Samrisht të Dajçit.
Në të banonin Pjetër Mhilli dhe bashkëshortja e tij.
Megjithëse pati ndërhyrje të zjarrëfikëses nga Shkodra, nuk u arrit që shtëpia të shpëtohej dhe gjithçka u shkrumbua.
Familja Mhilli është strehuar tek të afërmit. Kërkohet ndërhyrja e ekspertëve, për të identifikuar shkaqet e rënies së zjarrit./m.j