Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me qytetarët e Beratit, ku ka prezantuar kandidatin e opozitës për bashkinë e këtij qyteti në zgjedhjet e ardhshme vendore. Në fjalën e tij, Meta tha se nga 15 maji, Bashkia e Kuçovës do jetë më e hapur për qytetarët me Lefter Maliqin në krye.
Sipas ish-Presidentit, bashkitë nuk mbahen me presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve, por duke i mbështetur ata.
Si shembull, Meta mori Bashkinë e Tiranës, ku sipas tij, paratë e qytetarëve shkojnë tek inceneratori i Tiranës në një aferë për korrupsion.
Meta: Nga agimi i 15 majit, me Lefter Maliqin në krye, do jetë e hapur Bashkia e Kuçovës. E hapur do jetë Tirana me Belind Këlliçin, Elbasani me Luçiano Boçin. Nuk mbahen me presione dhe gjoba e shantazhe që i bëhen qytetarëve.350 mln euro është buxheti i Bashkisë së Tiranës, por asnjë nuk e di emrin e kryetarit të këshillit të bashkisë Tiranë. 70 mln euro paga bashkia e Tiranës.
Lekët e qytetarëve të Tiranës shkojnë tek inceneratorët. Në krye të kësaj hajdutërie është Edi Rama. Vete kilometric i rrugës 15 mln euro, 4 herë më shumë se në vendet e BE-së. Me statistikat e BE-së, një mësues në Shqipëri paguhet 4200 euro në vit. Një mësues në Malin e Zi, paguhet 9900 euro në vit.
Mësuesi në Velipojë, merr 370 euro në muaj, ndërsa ai i Ulqinjit, merr 870 euro në muaj. Pse kur GDP-ja për frymë është njësoj si këtu si atje. Këto shkojnë gjoja për investime publike, dhe shumëfisghohet pagesa për kilometrin e rrugëve. Nuk bëhet 15 mln euro kilometric në mal të zi. Në Kosovë, pedagogët i kanë pagat 50% më të larta. Qeveria e Kosovës angazhohet prapë t’i rrisë.
/e.d