Nga Jakin Marena
Shqiptarët janë mosbesues ndaj faktit se mund të bëhet drejtësi në këtë vend. Madje dhe pas ngritjes së drejtësisë së re, që nxori jashtë sistemit mbi gjysmën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, më e habitshmja ishte shkrirja e Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarët e të cilës rezultuan milionerë me ‘rroga’ shteti, niveli i besimit ndaj drejtësisë renditet në kuotat më të ulta.
Dhe kur shpresa u ngjall nga angazhimi i partnerëve tanë të mëdhenj, SHBA e BE, me mbështetjen totale të të cilëve u ‘pastrua’ aq sa mund të pastrohej sistemi i drejtësisë, dhe besohej se ishte e mundur dhënia fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë në këtë vend, pra arrestimin e “peshqve të mëdhenj” të korrupsionit e krimit në Shqipëri, kjo shpresë tashmë është drejt shuarjes.
Eshtë një traumë për shqiptarët të cilët nuk po shohin asnjë nga këto “peshq të mëdhenj” para hetimit dhe në linjën fundore në burg, sikurse e besuan, ndoshta dhe në mënyrë të nxituar nga padurimi për t’i parë të ndëshkuar ata që abuzuan me paratë e tyre për 32 vite me radhë.
Dhe shqiptarët “peshk të madh” nuk quajnë një zyrtare të nivelit të mesëm të dënuar me burg për një arkë peshk apo për një ryshfet që cilësohet “kruajtëse dhëmbësh” në ‘sektorin’ e korrupsionit. Madje ryshfetin as nuk arriti ta marrë, mbeti vetëm tek arka e peshkut, dhuratë për një punësim.
Shqiptarët kanë parë dhe më keq. Kanë parë ish zv.kryeministrin e vendit, me bllok në dorë duke i kërkuar ministrit të tij punësime pa meritokraci dhe “qoka” për miqtë e tij, apo dhe për dhënie koncensionesh që kishin një ‘faturë” ryshfeti mbi 700 mijë euro.
E kanë parë me zë dhe me figurë, të ‘certifikuar’ si video-përgjim autentik dhe nga ekspertët ndërkombëtarë, por që politikanët tanë ‘ustallarë’ të vjedhjes së parave të shqiptarëve nuk i morën parasysh dhe me ndihmën e gjyqtarëve të niveleve më të larta në Shqipëri të emëruar nga ata vetë në këto poste, arritën t’i hidhnin poshtë rezultatet e ekspertizës së huaj e të merrnin për bazë “ekspertizën” e militantëve të tyre, të cilët ishin në boderonë e partisë.
Këtë politikan. që më vonë u bë dhe president i vendit, pra Ilir Metën, shqiptarët nuk po e shohin të japë deklarata nga izolimi ligjor, në burgun “VIP” të Reçit në Shkodër, por e shohin nëpër podiume, panele televizive, madje dhe në takime e ‘qoka’ ambasadash dhe mbrëmje tematiko-dëfrimi me adoleshentë-gjimnazistë, 90 përqind e të cilëve e hedhin votën pas dy tre vjetësh.
Dhe më e keqja, në vend që të flasë për çdo gjë tjetër, qoftë dhe për fluturimin në planetin e kuq, Mars, Meta flet për strategjinë e luftës kundër korrupsionit, si dhe akuzon pa dallim të gjithë kundërshtarët e tij politikë. Madje duke mbajtur një qëndrim të tillë dhe tentuar të krijojë bindjen e rreme tek shqiptarët, a thua se këta njerëz nuk kanë jetuar asnjëherë në Shqipëri dhe sot për herë të parë kanë zbritur nga kozmosi në planetin Tokë.
Shqiptarët këtë qasje politike e quajnë fyerje inteligjencës për ta. Për gjithçka mund të flasë një politikan i tillë, vetëm për korrupsionin jo. E kanë të ndaluar. Eshtë fyerje. Dhe akoma më tepër e quajnë tallje të rëndë nga drejtësia e re, e cila ka një super-trajtim dhe me lekët e shqiptarëve për të bërë drejtësi dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë në këtë vend.
Qytetarët shqiptarë, që kur u hodh për herë të parë në ‘tregun’ politik e mediatik togfjalëshi “peshqit e mëdhenj” të korrupsionit të lartë në Shqipëri, e kishin bërë “identikitin” se kush janë ata. Publiku kishte parasysh vetëm dy emra: Ish presidentin dhe ish kryeministrin Sali Berisha dhe ish kryeministrin dhe ish presidentin Ilir Meta. Këtë kishin dhe kanë në mendje, nëse i pyet, mbi 90 përqind të shqiptarëve. Le ta organizojnë këta ekspertët tanë të sondazheve një pyetësor të tillë, me këtë fjali, dhe do të shohin rezultate mahnitëse e në bllok të të gjithëve shqiptarëve, që përmblidhen në këto dy emra. Nuk u hyn ‘në sy’ asnjë emër tjetër. Në fund të herës, kanë të drejtë. Le të fillohet me këta.
Eshtë një histori e gjatë marrëdhënia e Sali Berishës me korrupsionin në Shqipëri. Nuk ka shqiptar që nuk e di se privatizimet e para janë bërë badihava, aq sa një malësor i veriut del pronar në toke të “babës” në jug të vendit, anipse as gjyshi e as i ati nuk kanë lëvizur nga krahina e tyre. Madje dhe vetë panë detin kur kanë zbritur në Tiranë. Po ashtu, “bythëgrisur” nga Jugu i vendit që rezultojnë pronarë në bregdetin e Durrësit, Shëngjinit, Ranën e Hedhun e deri në Velipojë, përfshirë dhe parcela pyjesh, dhe këta në tokën e “babës”. Duke krijuar një mish-mash të madh me pronësinë.
Dhe kjo ka për autor vetëm Sali Berishën, i cili ka pjesën e vet të “luanit” në këtë histori. Djali i tij Shkelzen Berisha pa i thënë askush “puna e mbarë” në jetën e vet, ka pasuri marramendëse. Që fillon nga pronat në jug të vendit, në Durrës, Tiranë e deri në veri të Shqipërisë. Shqiptarët e dinë se në themel të këtyre pasurive janë paratë e grabitura shqiptarëve përmes piramidave mashtruese, të cilët sollën rrëzimin e shtetit nga themelet. Jo pa qëllim flaka e parë në mars 1997 shpërtheu pikërisht te arkivat e pronave dhe kadastrës, për të vijuar me hapjen e depove të ushtrisë.
Këto pasuri kanë në themel dhe paratë e Rrugës së Kombit, janë 230 milionë euro ato të shkreta që sipas KLSH u zhdukën pa nam e nishan, dhe përfunduan në xhepat e Berishës. Pa përjashtuar Lulzim Bashën këtu, si ish ministër i Transporteve. Ndaj i rri drejt “vija e flokëve” Lul Bashës.
Pasuria e familjes Berisha ka themele të “përgjakura”, pasi u dyfishua me jetët e humbura në Gërdec, si pasojë e shpërthimit të punishtes së demontimit të municioneve të Shkelzen Berishës. U vranë 26 njerëz të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë nga ky shpërthim, dhe askush nuk është dënuar për këtë krim të ardhur nga korrupsioni shtetëror. U quajt e vazhdon të quhet dhe sot “shpërthim teknologjik”. Pikërisht si i tillë u hetuan, trajtuan e u dënuan aktorët e nivelit të tretë përgjegjës në këtë krim, si njerëz që kishin bërë një gabim njerëzor. Pra si njerëz që nga harresa kanë qënë bombulën e gazit hapur dhe nga shpërthimi vdiqën ca njerëz.
Nuk u nis hapja e dosjes me hetimin e procedurave të ngritjes së këtij biznesi vrasës në Gërdec, ku kishin vënë firmën të gjithë ministrat e Berishës, ata që nuk firmosën u zhdukën nga politika, dhe ku ishte vënë në funksion tërë mekanizmi i shtetit për këtë pasuri. Përfshirë dhe drejtësinë e vjetër, por me sa po shihet dhe segmente të drejtësisë së re, për ta mbrojtur këtë biznes.
Nuk u hetua të paktën fakti se çfarë deshi demontimi i municioneve në ‘kasollen’ e Shkëlzenit në Gërdec, në një kohë që ushtria kishte nën administrim vetë 3 pika moderne demontimi, të financuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë, në Gramsh, Poliçan dhe në Mjekës të Elbasanit. Thjeshtë ishte fund e krye një korrupsion shtetëror.
Berisha as që u prek, por familjarisht gëzon paratë e këtij biznesi vdekjeje, duke ikur dhe ardhur në krye të PD me këto para dhe duke pretenduar madje me “luftën kundër korrupsionit” në gojë se do të vijë në pushtet për të luftuar korrupsionin. Pra për t’ia “futur” vetes, sipas kësaj logjike. Kush e beson këtë maskarallëk. Ndaj shqiptarët ndjehen të fyer në inteligjencë.
Shqiptarët kanë sy për të parë se udhëruesi i vrasjes së 4 demonstruesve të opozitës më 21 janar 2011 nga Garda, nuk është thirrur asnjëherë as nga drejtësia e re, jo më të jetë hetuar, gjykuar, dënuar apo shpallur i pafajshëm. Nuk kanë guxuar prokurorët e SPAK ta bëjnë këtë punë.
Dhe dy dosje që kanë në tavolinën e tyre, atë të aferës 500 milionë euro të CEZ-DIA apo aferën e privatizimit të kompleksit të ish klubit “Partizani”, me fakte dhe prova këto dhe ku si gjithnjë përfituese është familja e Sali Berishës, por dhe e Ilir Metës, nuk i kanë ‘shpluhurosur’. Nuk kanë guxuar as të thërrasin të akuzuarit, qoftë dhe me cilësinë e personit që ka dijeni.
Ka dhe vepra të tjera penale të kësaj dysheje “dinozaurësh”, janë akuza që ia kanë bërë njëri tjetrit ndër vite dhe nëse dyshon njeri le të futet tek motori i kërkimit ‘google’ dhe i gjen, që nga vrasjet me pagesë e deri tek korrupsioni madhor, dhe drejtësia e vjetër jo e jo, por as drejtësia e re që po “gëlltit’ miliona euro financime e mbështetje e pritshmëri nga partnerët ndërkombëtarë dhe shqiptarët, nuk e ka luajtur as gishtin. Madje nuk guxojnë t’i përmendin as emrat.
Dhe shqiptarët që e kanë vuajtur në kurriz vjedhjen e taksave të tyre, teksa shohin këto dy politikanë të pahetuar për zullumet e tyre, dhe për më tepër në rolin e “lektorëve” për të drejtat e njeriut, demokracisë, apo dhe luftës ndaj korrupsionit, ndjehen jo vetëm të zhgënjyer dhe mosbesues se drejtësia e re do t’i japë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë, por ndjehen dhe të fyer në inteligjencën e tyre. Dhe kanë të drejtë, pasi është goditur pritshmëria.
Për këto arsye, e shumë të tjera që ne nuk i nënvizuam, qytetarët shqiptarë, e quajnë të kryer ngritjen dhe funksionimin e drejtësisë së re, SPAK e Gjykata e Posaçme, vetëm atëherë kur “përshëndetja” e fundvitit nga ana e Berishës dhe Metës të vijë nga qelia e burgut. Dhe të jenë të veshur jo me kostume të shtrenjta, apo të kenë bërë “meremetim” të fytyrës e ngushtim somaku në klinikat më të shtrenjta të botës, janë nën hetim në SPAK për këto shpenzime nga “rroga” e tyre, për të kenë të veshur “kostumin me vija” të burgut. Atëherë funksionon drejtësia e re, atëherë ka kuptim për shqiptarët Reforma në Drejtësi.
Për hir të së vërtetës, me çfarë ka treguar deri më sot kjo drejtësi po verteton një më një thënien se “këta që kanë shpëtuar nga Vettingu dhe nuk janë përjashtuar nga sistemi, janë ata të vegjlit që nuk kanë pasur mundësi të vjedhin sa kolegët-ujqër”. Pra janë të ndershëm nga pamundësia. Për më tepër që dhe magjistratët e rinj, po nga dora e kësaj “dinastie” të korruptuar po del. Kanë pushtuar universitetet e drejtësisë këta monstra, dhe nxjerrin kandidatë për magjistratë vetëm nga rrethi i tyre, me cikël të mbyllur ku nuk hyn askush nga jashtë. Nëse dyshoni merrini një për një pedagogët e drejtësisë, merrni studentët me notën mesatare më të lartë në këtë profil, dhe do të dëgjoni mbiemra politikanësh të lartë, zyrtarësh të lartë të drejtësisë që pasi janë përjashtuar vetë nga sistemi, kanë lënë pinjollët për të çuar më tej ‘stafetën’ në drejtësi.
Ndaj shqiptarët s’kanë më shpresë, u është vrarë e ardhmja. Sepse nuk po shohin “dritë në fund të tunelit”, janë përballur me këto fenomene, me këtë “qark të mbyllur” kush më shumë dhe kush më pak, dhe e dinë se vetëm një goditje e madhe e tronditëse kundër korrupsionit në këtë vend, që do të rikthente në arkën e shtetit paratë e vjedhura, mund të rikthejë besimin tek drejtësia.
Dhe perceptimi i shqiptarëve është i qartë: pa u ndëshkuar këta zyrtarë të lartë për zullumet e tyre dhe shkatërrimin nga themelet të shtetit, drejtësia në Shqipëri nuk funksionon. Pra nuk quhet. Jo Arben Kraja që ishte ‘shok lagjeje’ në Gjirin e Lalzit me këta “dinozaurë”, por as pasardhësi i tij që ka ardhur me pritshmëri të lartë nuk do të bëjë asgjë sipas shqiptarëve. Sepse e keqja ka shkuar në kockë, aq thellë, sa detyrohet një trupë hetimore si SPAK të arrijë deri atje sa të sfidojë aleatin e madh SHBA. Mos-hetimi i ‘non gratës’ së Berishës e verteton këtë fakt.
Në fund të herës shqiptarët, ndonëse mosbesues, duan që për të kthyer besimin tek drejtësia e re, pë t’u bindur se drejtësia ka nisur, të fillohet me hetimin dhe gjykimin e Berishës e Metës. Sa për fillim e sa më shpejt. Pastaj e quajnë të sigurtë se ata do ta “heqin këmbën zvarrë” dhe për të tjerët, nga e djathta apo e majta qofshin. Shqiptarët presin, megjithëse pa shumë shpresa.
Ke shumë të drejtë zoti Morena.
Deri mo sot, për mendimin e shumicës dermuese të shqiptareve, kjo reformë në drejtësi, është komplet e deshtuar.
Vërja emrin si të duash, por, deri sa, këta dy “peshkaqenët e mëdhenj”, Sali Berisha dhe Ilir Meta, vegjetojnë në,publik, pa i hyrë “ferra në këmbë”, të mbrojtur nderkombëtarisht, nga USA ambasadore Juri Kim, në bazë të parimit (duke na u drejtuar heshtazi ne shqiptareve) “ pirdh – pirdh, se lirohesh”….mbasi nuk ngeli njeri e media pa folur kunder tyre, duke servirur edhe prova, dhe vetëm USA që e shpalli NON grata dhe SPAK-u,nuk gjejnë prova për,ti derguar “tek 7 penxheret”.
Duhet t’ja dijmë fort për nder, nderkombëtareve (fillimisht dhe mbarimisht) këtë deshtim te kesaje reforme.
Kanë tallur, bythë e koqe, me ne shqiptaret, gjithe nderkombetaret, ku janë e ku nuk janë.
Tek ne, kjo quhet JURIFORMË, pa uniformë, por me veshje civile, që kur erdhi ishte e thatë dhe si e nxirë, dhe kltu nl Shqipëri, është bërë bardh e kuq e rrumbullak. E paçim për marshallah.
Gjithsesi, u kemi lënë zotin sipër, për tu hakmarrë, mbasi ne nuk kemi kujt ti ankohemi.
Ke shumë të drejtë zoti Morena.
Deri më sot, për mendimin e shumicës dermuese të shqiptareve, kjo reformë në drejtësi, është komplet e deshtuar.
Vërja emrin si të duash, por, deri sa, këta dy “peshkaqenët e mëdhenj”, Sali Berisha dhe Ilir Meta, vegjetojnë në,publik, pa i hyrë “ferra në këmbë”, të mbrojtur nderkombëtarisht, nga USA ambasadore Juri Kim, në bazë të parimit (duke na u drejtuar heshtazi ne shqiptareve) “ pirdh – pirdh, se lirohesh”….mbasi nuk ngeli njeri e media pa folur kunder tyre, duke servirur edhe prova, dhe vetëm USA që e shpalli NON grata dhe SPAK-u,nuk gjejnë prova për,ti derguar “tek 7 penxheret”.
Duhet t’ja dijmë fort për nder, nderkombëtareve (fillimisht dhe mbarimisht) këtë deshtim te kesaje reforme.
Kanë tallur, bythë e koqe, me ne shqiptaret, gjithe nderkombetaret, ku janë e ku nuk janë.
Tek ne, kjo quhet JURIFORMË, pa uniformë, por me veshje civile, që kur erdhi ishte e thatë dhe si e nxirë, dhe këtu në Shqipëri, është bërë bardh e kuq e rrumbullak. E paçim për marshallah.
Gjithsesi, u kemi lënë zotin sipër, për tu hakmarrë, mbasi ne nuk kemi kujt ti ankohemi.