Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se teatri i ri, punimet e të cilit nisën këtë javë, do të rrafshohet.
Kur u pyet nga A2 CNN se pse PD-ja nuk bëri asgjë për ta penguar ndërtimin e teatrit të ri, Berisha u përgjigj: “Do të rrafshohet, nuk ka diskutim. Ta ndërtojnë ku të duan në vend tjetër, por aty do të ndërtohet teatri siç ka qenë. Nëse e ndërtojnë diku tjetër, ne nuk kemi asnjë kundërshtim. Kryeqyteti mund të ketë edhe 2-3 teatro”.
Në lidhje me llogaritë e Damian Gjiknurit se Partia Socialiste do të marrë minimumi 40 bashki në zgjedhjet lokale, Berisha u shpreh: “Krimineli elektoral Damian Gjiknuri do të përballet me ligjin, gjykatën dhe burgun për dhunimin që i ka bërë zgjedhjeve”.
/a.r