Mediat greke kanë shkruar sërish në lidhje me ekzekutimin e dy shqiptarëve në një lokal në Nea Smyrni.
Sipas asaj që shkruajnë mediat greke policia po heton një tjetër pistë, pasi dyshohet se urdhëri për ekzekutimin e tyre mund të ketë ardhur nga brenda burgut.
Sipas autoriteteve greke, autori dhe viktima ishin takuar në të kaluarën, ndërsa po hetohet edhe për përfshirjen e bashkëpunëtorit, i cili dyshohet se ka qenë në sulm.
Ky i fundit dyshohet se ka qenë më para në vendngjarje dhe i ka komunikuar autorit lëvizjet e dy shqiptarëve, Kreshnik Çerçizaj(objektivi) dhe miku i tij Armando Ogranaja.
Videoja tronditëse e të shtënave po analizohet sekondë pas sekondës ndërsa priten përgjigje edhe nga kamerat e sigurisë së zonës dhe përgjimet e telefonave.
/s.f