Të enjten, Galaja e Festës së Pranverës për vitin 2023 e Grupit Mediatik të Kinës, me temë “Epoka e re e begatë e Kinës, jeta më e mirë”, publikoi zyrtarisht logon zyrtare dhe imazhin e maskotit “Lepuri Yuanyuan”. “Lepuri Yuanyuan” është plot gjallëri, i këndshëm, me sy të mëdhenj të ndritshëm, dhe është shprehja orientale e “animizmit”. Ky është maskoti i parë në historinë 40-vjeçare të Galasë së Festës së Pranverës, që plotëson formulën origjinale nëpërmjet analizës së të dhënave të mëdha në internet.
Së bashku me “Lepurin Yuanyuan” u publikua edhe logoja kryesore e Galasë së Festës së Pranverës të vitit 2023. Logoja vjen nga qëndrimi i ngrirë i “Lepurit Yuanyuan” dhe njëkohësisht është një variant iluzor i kaligrafisë kursive “Mao”. Dizejnimi tregon plotësisht bukurinë unike të hieroglifeve kineze, dhe ka kuptimin e shpreh shpresën e “kërcimit përpara gjatë Vitit të Lepurit”.
Publikimi i imazhit të maskotit dhe logos së Galasë së Festës së Pranverës tregon se kjo gala po afron. “Lepuri Yuanyuan”, plot me elemente historike dhe stil modern, do t’ju urojë në skenën e Galasë së Festës së Pranverës të CMG-së në prag të Vitit të Ri Kinez.