Është mëse e sigurt, do të ketë sulme të mëtejshme në shkallë të gjerë në Evropë, deklaroi sot kryeministri francez Manuel Valls gjatë konferencës për Çështjet e Sigurisë në Mynih, duke vlerësuar se mbarë bota po hyn në një periudhë të errët të hiperterrorizmit.
“Duhet t’ia pasqyrojmë kombeve tona me vërtetësi këtë realitet. Është mëse e sigurt se do të regjistrohen sulme të mëtejshme në shkallë të gjerë. Hiperterrorizmi është i pranishëm kudo por ne duhet ta luftojmë me vendosmëri të madhe”, tha Manuel Valls.
Javën e fundit në Paris, kryministri francez njoftoi se shkalla e kërcënimit nga sulmet terroriste është aktualisht “pa dyshim” edhe më e lartë në krahasim me periudhën përpara sulmeve xhihadiste më 13 nëntor.
“Ne tashmë jemi të përfshirë në këtë vorbull, të gjithë jemi të vetëdijshëm rreth kësaj të vërtete, në një periudhë të karakterizuar nga prania e vazhdueshme e hiperterrorizmit. Një hiperterrorizëm që gjendet tek masa e gjerë e një pseudo-mesianizmi fetar dhe përdorimit të terrorit masiv”, pohoi kryeministri gjatë konferencës, e cilësuar si “Davosi i Sigurisë”.