Kreu i PS vizitoi sot qytetin e Fierit ku theksoi se partia është e hapur ndaj sfidave me vetveten. Rama tha se nëse reformat do të ishin bërë më parë, Shqipëria do të kishte shumë përfitime.
“Po përballemi me kërkesa për punë, jo me profesionistë. Ne jemi të hapur ndaj sfidave me vetveten” – tha Edi Rama në takim me strukturat e Fierit.
Duke iu referuar zgjedhjeve në parti, kryesocialisti tha se ka ardhur koha që t’i jepet fund organizatave bazë në dorë të një familjeje apo një fisi.
Vizita e Ramës në Fier kishte si qëllim inspektimin e votimeve për delegatët e kongresit në qarkun në fjalë. Sot, Partia Socialiste kryen zgjedhjet në 4 qarqe sipas parimit një anëtar, një votë.