Ka rinisur sërish me debate të ashpra seanca e sotme parlamentare, ku deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka bllokoi foltoren e Kuvendit.
Kjo për shkak se deputetët e grupit të Berishës kërkojnë llogari për përjashtimin e tyre nga grupi parlamentar i PD-së.
Lindita Nikolla tentoi të vijojë me seancën teksa ka hasur kundërshtimin e Albana Vokshit.
Lindita Nikolla: Atëherë të vazhdojmë me rendin e ditës.
Albana Vokshi: Jo s’do vazhdojmë me rendin e ditës.
Lindita Nikolla: Po çfarë do bëjmë Albana sipas teje? S’do vazhdojmë pse nuk do ti?
Albana Vokshi: Po na përjashtoni.
Lindita Nikolla: Nuk po ju përjashton njeri. Ke vendin tënd, të ka përjashtuar grupi jo. Nuk marr vendim për largimin nga grupi. Nuk të fus në grup kur grupi nuk të do.
/e.d