Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë me dije se ruajtja e sigurisë në Kosovë është kyçe për stabilimentin e Ballkanit Perëndimor.
“Ruajtja e një mjedisi të sigurt dhe sigurinë në Kosovë, e cila është kyçe për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Stoltenberg.
Në këtë adresim, të cilin e ka postuar në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka folur edhe për agresionin rus në Ukrainë.
“Ky vit ka qenë një vit si asnjë tjetër. Lufta e ilegale e agresionit të Rusisë në Ukrainë e ka bërë botën tonë më të rrezikshme. Përballë krizës më të madhe të sigurisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, NATO është përgjigjur me forcë dhe unitet. Brenda disa orësh nga pushtimi, ne aktivizuam planet tona të mbrojtjes. Tani kemi mbi 40,000 trupa nën komandën e NATO-s në pjesën lindore të Aleancës”, ka thënë shefi i NATO-së.
/s.f