Ditën e sotme do të nisin punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar të Tiranës. Në ceremoninë e nisjes së punimeve që pritet të nisin në 10:30 të pranishëm do jenë Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Raportohet se ka kontrolle të shumta policie, por edhe qytetarë, artdashës që vijojnë të mbërrijnë në zonën ku do të ndërtohet Teatri i ri Kombëtar.
Ndërkohë është paralajmëruar se do të ketë një grumbullim të qytetarëve që janë kundër projektit të ri, por akoma nuk ka zhvillime në lidhje me këtë protestë të thirrur.
/a.r