Me sa duket votat mes mazhorances dhe opozites zyrtare te PD nuk do te bashkohen ne Kuvend per te miratuar anetarin me te ri te institucionit me te larte gjyqesor, Gjykates Kushtetuese.
Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj nuk do të marrë pjesë në votimin për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, nesër në Kuvend. Mesohet se grupi parlamentar i Partisë Demokratike, bëjnë me dije se sipas tyre kandidatura e Ardian Dvoranit është e papranueshme për në Gjykatën Kushtetuese.
Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar, pas sqarimeve të dhëna për problemet në procedurën kushtetuese të përzgjedhjes, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka marrë vendim për të mos marrë pjesë në votimin për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.
Deputeti demokrat Gazment Bardhi në një shënim në rrjetet sociale thekson se meritokracia dhe jo preferencat politike janë baza e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese. Sipas Bardhit Gjykata Kushtetuese nuk mund të jetë kurrë seksion i Partisë Socialiste.
‘Gjykata Kushtetuese nuk mund të jetë kurrë seksion i Partisë Socialiste. Kandidatura e Ardian Dvoranit është e papranueshme për çdo opozitar! Meritokracia dhe jo preferencat politike janë baza e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese.’- shkruan Bardhi.
Mazhoranca votoi dje kalimin për seancë plenare të tre kandidaturave, Mariana Semini, Ardian Dvorani dhe Arta Vorpsi të përcjella nga KED, duke respektuar renditjen e caktuar nga KED. Sipas ligjit, kuvendit i duhet shumica e cilësuar prej mbi 84 votash në seancë plenare për të përmbysur renditjen e KED. Në të kundërt, Mariana Semini pritet të jetë gjyqtarja që do të plotësojë vakancën në Gjykatën Kushtetuese.
Kreu i Grupit Parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj, tha se një prej kandidatëve nuk ka kaluar filtrin e Autoritetit të Dosjeve, pretendim që e rrëzoi kryetarja e komisionit Klotilda Bushka.
Ne shkresen e Avokatit të Popullit mësohet se kandidati për të cilin flet Alibeaj, është Ardian Dvorani. Në shkresë thuhet se Ardian Dvorani nuk ka kaluar filtrin e Autoritetit të Dosjeve./m.j