Një person është vrarë me armë zjarri në Sarandë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:00 të së shtunës në një lokal në fshatin Shkallë gjatë një tentative grabitje.
“Pas ngjarjes së rëndë, agresori është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërsa policia ka deklaruar se eshte ne gjurme te identifikimit te autorit dhe po punon për kapjen e tij” – raporton ABC News.
Ndërkohë, një automjet i braktisur i dyshuar si i autorit, është gjetur nga policia e cila gjatë gjithë mëngjesit të së shtunës po shoqëron persona të dyshuar si të përfshirë në ngjarje. Informacionet e para flasin për një shumë të grabitur prej vetëm 10 mijë lekësh.