Medalja e artë në Master e Xhudos “Jerusalem 2022” i takon Distria Krasniqit. Xhudistja e njohur kosovare vazhdon të tregojë potencialin e saj, duke arritur një tjetër sukses, kjo arritje vjen për herë të katërt.
Krasniqi mundi britaniken, Chelsie Giles, në finale të kategorisë deri në 52 kilogramë. Fokusi i saj tashmë është drejtuar nga objektiva të tjerë, me xhudisten që bëri krenar të gjithë shqiptarët
Mastersi është prej garave më të mëdha të xhudos, ku vetëm Kampionati Botëror jep më shumë pikë për ranglistën olimpike.
Me të artën në Masters, Distria i ka fituar plot 1800 pikë në ranglistën botërore.
Në Masters paraqiten vetëm xhudistët më të mirë nëpër kategori./m.j